Takimi i 47-të i ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomit të Detit të Zi zhvilloi punimet sot në Stamboll. Në këtë takim, Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia.
Ai vlerësoi arritjet e kryesisë turke të BSEC-ut, si dhe shprehu edhe një herë gatishmërinë dhe përkushtimin e palës shqiptare për të mbajtur presidencën e radhës të kësaj nisme rajonale për një periudhë 6-mujore duke filluar nga janari i vitit të ri.
Në këtë kontekst, zv/ministri Kadia risolli përsëri në vëmendje arritjet konkrete të Shqipërisë në kuadër të presidencave të tjera si e Këshillit të Sigurimit, Procesit të Berlinit etj. Në fund të takimit pala turke dhe njëkohësisht kryesia aktuale e BSEC-ut, dorëzoi këtë presidencë duke ia kaluar palës shqiptare.
Comments are closed for this post.