“Ne kemi mjaftueshëm prova që Angjushev është i korruptuar”, tha sot në brifingun me gazetarët në Shkup ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Angela Price Aggeler.
Ambasadorja tha se në 32 vitet e fundit SHBA-të kanë ndarë rreth 500 milionë dollarë për sundim të së drejtës dhe qeverisjes së mirë në Maqedoni, ndërsa, siç theksoi Aggeler, shohim epidemi të korrupsionit.
“Ka epidemi të korrupsionit në këtë vend. Është në secilin sektor, secilën organizatë, dhe vetëm me emërimin e aktorëve të korruptuar, ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë këtij vendi në ballafaqimin me këtë”, pohoi mes tjerash Aggeler.
Ndryshe, ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev është personi që së fundmi është futur në listën e personave të padëshiruar të SHBA-së, pasi i njëjti sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është i përfshirë në korrupsion.
Comments are closed for this post.