Mbrëmë në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi.
Haqim Memedi i lindur në vitin 1953 në Tetovë ishte një ndër futbollistët më të mirë në klubin e futbollit Teteks të Tetovës, pastaj një kohë luajti edhe në klubin e futbollit Liria të Prizrenit, ndërsa karrierën e tij si futbollist aktiv e përfundoi në ekipin e Lubotenit të Tetovës. Ai ishte edhe trajner i ekipit të Shkëndijës pas rithemelimit në vitin 1991.
Haqim Memedi do të mbahet mend si futbollist i cili ka luajtur në Ligën e parë të ish Jugosllavisë me ekipin e Teteksit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas faljes së namazit të drekës, te varrezat e vjetra në Tetove.
Comments are closed for this post.