Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, sot ka vendosur në faqen e tij të parë, flamurin shqiptar. Faqja google.al ka një flamur të dukshëm në qendër të saj.

Google vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme.

Për herë të parë, Google shfaqi flamurin shqiptar në 100 vjetorin e Pavarësisë.