Kompania Alkaloid vazhdon të shënojë rezultate pozitive. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën janar-shtator 2023, shitjet kanë arritur 9,2 miliardë denarë, që është 13% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, arrijnë 12,4 miliardë denarë. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 30% janë në tregun vendas, ndërsa 70 % janë realizuar në tregjet e huaja.
Eksportet drejt Kanadasë, Italisë dhe Afrikës së Jugut tregojnë rritjen më të madhe. Pjesëmarrja më e madhe në grupet e produkteve është farmacia me rreth 90 për qind. Totali i investimeve në mjete fikse në periudhën janar-shtator 2023 kap vlerën prej 1,2 miliardë denarë. Në kryerjen e aktiviteteve operative, Alkaloid angazhoi më shumë se 1000 furnizues vendas.
Comments are closed for this post.