Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Benny Gantz ranë dakord të formojnë një qeveri emergjente. Do të krijohet gjithashtu një “kabinet lufte” – me Netanyahu, Gantz dhe ministrin e mbrojtjes të vendit.

Kjo do të thotë se gjatë kohës së luftës, “asnjë projekt-ligj apo vendim i qeverisë që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës nuk do të avancohet” dhe të gjitha emërimet në poste më të larta do të zgjaten automatikisht gjatë kohës së luftës.

Në emër të Partisë së Unitetit Kombëtar, në kabinetin e politikës-sigurisë do t’i shtohen gjithsej pesë ministra pa portofol (me njërin prej tyre vëzhgues): Benny Gantz, Gideon Sa’ar, Gadi Eisenkot dhe dy ministra të tjerë. Kjo është për kohëzgjatjen e luftës.