Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni rreth 2 tonë dioksid karbonik. Një alternativë do të ishte përdorimi i hidrogjenit ekologjik në vend të qymyrit. Furrnaltat do të zëvendësoheshin kështu nga impiante miqësore ndaj klimës si për shembull nga furra elektrike industriale që nxehen nga të ashtuquajturit harqet elektrikë. Si pasojë në vend të gazit karbonik do të çliroheshin avuj normalë të ujit dhe emetimet do të reduktoheshin kështu deri në 80%. Çeliku që përftohet në këtë formë quhet çelik ekologjik.
Kina ka lënë pas Europën dhe Amerikën.Por kjo është e ardhmja, ende furrnaltat nxehen me qymyr. Për të kthyer mineralin e hekurit në hekur duhen temperatura më shumë se 2000 gradë celcius. Një konsum i jashtëzakonshëm energjie! E pikërisht energjia është edhe faktori kryesor që rrit shpenzimet e prodhuesve të çelikut. Gjigantët e prodhimit të çelikut deri në vitin 2000 gjendeshin në Europë dhe Amerikën Veriore. Por sot Kina e ka kaluar ndërkohë perëndimin dhe prodhon 54% të çelikut botëror. Edhe India e ka dyfishuar prodhimin e çelikut. Në krye të gjigantëve të prodhimit qëndron koncerni shtetëror kinez – China Baovu Group. I ndjekur nga Arcelor Mittal me seli në Europë. Pastaj renditen 5 koncerne të tjera nga Kina, një nga Japonia e Koreja e Jugut – Në vendin e 10 renditet Tata Steel nga India.
Çmimet e larta të energjisë dëmtojnë prodhuesit europianë.Prodhimi i çelikut neutral ndaj klimës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. China Baovu Group dëshiron të prodhoj çelik ekologjik dhe deri në vitin 2050 të jetë neutral ndaj klimës. Edhe ArcelorMittal ka bërë të njëjtin njoftim. Por në Europë vujmë nga çmimet e larta të energjisë. Në vjeshtë ai duhej të reduktonte prodhimin në katër fabrika në Europë. Pasojë e luftës në Ukrainë.
Në Brazil ArcelorMittal ka kohë që është prezent. Ky vend është i pasur në minerale edhe atë të hekurit. Por më e rëndësishmja: Mbi 80% e rrymës elektrike vjen nga energjitë e rigjenerueshme. Brazili ka energjinë e erës më të lirë në Amerikë, një kusht ideal për të prodhuar hidrogjenin ekologjik. ArcelorMittal planifikon të investojë në një park gjigant eolik dhe të mbulojë kështu 40% të nevojave të veta për rrymë elektrike në vend deri në vitin 2030.
Në BE i jepen impulse industrisë së çelikut që të investojë në teknologjit të gjelbra. Edhe Gjermania planifikon të mbështesë me miliarda kompanitë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji. Nga kjo do të përfitojë si ArcelorMittal e Thyssenkrupp. Të dy koncernet duan të investojnë në Gjermani në komplekse prodhimi të çelikut me energjinë e hidrogjenit. Martin Görnerup nga kompania Metsol AB thotë, se “nëse merren shumë subvencione mund ta forcosh këtë në Europë.
Por mbetet një sfidë e madhe të kesh çmime konkurruese për rrymën si për hidrogjenin.” Në Europë megjithatë punohet me intensitet në këtë drejtim. Një projekt i quajtur projekti “Hybrit” kërkon të ofrojë nga viti 2026 në Suedi çelikun e parë të gjelbër në treg të prodhuar me energjinë e hidrogjenit dhe furra më miqësore ndaj klimës. Problemi është 1 tonë do të kushtonte 300 euro më shumë se çeliku i prodhuar në mënyrë tradicionale. Anna Nilson nga Instituti për Studime e Klimës së Re thotë se “një nga elementet më të rëndësishme do të ishte krijimi i një kërkese për çelikun ekologjik, dhe pastaj kompanitë do të ishin të interesuara të investonin.”
Fakt është që popullsia botërore rritet dhe bashkë me të edhe kërkesa për çelik. Për të arritur tek prodhimi i çelikut ekologjik në masë të madhe duhen teknologji të reja dhe studime shkencore. Por edhe strategji të reja, se ku duhet prodhuar çeliku në të ardhmen.
Comments are closed for this post.