Meta ka bashkëpunuar me RayBan për të prodhuar syzet inteligjente të gjeneratës së ardhshme Ray-Ban Meta. Për herë të parë në histori ky aksesor i ri përmban aftësi të avancuara të AI. Meta thotë se ridizajnuam këtë aksesor ndërsa shtuan aftësi të reja që nuk janë parë kurrë më parë në një palë syze inteligjente.

Çmimi i tyre fillon nga 299 dollarë ndërsa porositjet paraprake janë të hapura tani në meta.com dhe ray-ban.com, dhe syzet inteligjente do të jenë të disponueshme për blerje online dhe në dyqanet me pakicë duke filluar nga 17 tetori. Syzet inteligjente Ray-Ban Meta, thotë kompania Meta, ju çlirojnë nga kufizimet e një kamere dore pasi janë të pajisura me kamera, mikrofon si dhe të japin mundësinë për të dëgjar muzikë.

Syzet inteligjente lejojnë të bëni një foto ose video nga këndvështrimi i gjithsecilit— duke ju lejuar që të jetosh me të vërtetë momentin. Përdoruesit gjithashtu duke përdorur kamerën dhe pesë mikrofonat do të jenë në gjendje të transmetojnë drejtpërdrejt pamjet në Instagram dhe Facebook.