Bankat në Eurozonë kanë dhënë 1.0 për qind më shumë kredi për individët në muajin gusht sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Një rritje kaq e ulët nga viti në vit e kredisë për individët është shënuar për herë të fundit në gusht të vitit 2015, sipas të dhënave të BQE-së në faqen e internetit të kësaj organizate.

Vlera e kredisë për sektorin privat u rrit me 0.6 për qind në gusht, që është rritja më e ulët nga viti në vit që nga dhjetori i vitit 2015.

Më 14 shtator, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ngriti normën e interesit referencë për të dhjetën herë radhazi, në 4.5 për qind dhe kostot e huamarrjes u bënë më të lartat në 22 vitet e fundit, raportuan agjencitë.

Zyrtarët e BQE-së kanë rritur normën bazë të interesit me 450 pikë bazë nga korriku 2022, ritmi më i shpejtë i shtrëngimit në historinë e saj.