Komisioni Evropian sot solli vendimin për të bllokuar blerjen e “eTravel” nga ana e “Buking” për arsye se me bashkimin e tyre do të forcohej pozita dominuese e “Buking” në tregun e agjencive onlajn të udhëtimit për akomodimin në hotele në BE, kumtoi sot eurokomisari për drejtësi, Didie Rejnders.

“Unifikimi do të çonte në uljen e zgjedhjes së hoteleve dhe kostove më të larta për konsumatorët”, shtoi Rejnders.

Sipas Rejndersit, edhe pse agjencitë onlajn të udhëtimit ofrojnë edhe shërbime të tjera, si rezervimi i fluturimeve, marrja me qira e makinave dhe vizitë e atraksioneve turistike, rezervimi i dhomave të hotelit është segmenti më i madh dhe më fitimprurës në këtë sektor me të ardhura vjetore afërsisht 40 miliardë euro.

Sipas tij, gjatë akomodimit në hotele rol të rëndësishëm luan edhe rezervimi i fluturimeve dhe me marrjen e “eTraveli”, që ka pjesëmarrje të konsiderueshme në këtë sektor, “Buking” do të bëhej edhe më dominont.

Ai vuri në dukje se duke marrë parasysh parashikimet e tilla dhe efektet e pritshme negative të rëndësishme të unifikimit dhe mungesën e mjeteve të duhura juridike, Komisioni Evropian vendosi të bllokojë blerjen.

“Vendimi ynë i sotëm do të thotë që hotelet evropiane dhe pasagjerët nuk do të kufizohen më tej në opsionet e disponueshme për akomodimin dhe rezervimet e tyre të udhëtimit. Kjo gjithashtu do të thotë se kjo pjesë e rëndësishme e industrisë së turizmit do të mbetet konkurruese, duke ruajtur dëshirën për çmime konkurruese dhe inovacion”, shton Rejnders.