Nga e mërkura e ardhshme do të fillojë të qarkullojë linja e re e rregullt hekurudhore për transport të mallrave që do të lidhë Shkupin me portin e Selanikut. Nga porti i Selanikut kumtuan se shërbimi i ri për transport të kombinuar të kontejnerëve do të jetë në nivel javor, do të fillojë më 6 shtator, ndërsa trenat do të nisen nga Selaniku çdo të mërkure dhe do të arrijnë në Shkup ditën e njëjtë.
Shërbimi konkret, sipas portit, është rezultat i bashkëpunimit të OLHT-së me 11 organizata private dhe publike. Kryetari ekzekutiv i Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv i portit, Tanos Liagos tha se shërbimi i ri është neutral ndaj klimës, ndërkaq nëse ka nevojë dhe kërkesë nga klientët, linja e rregullt mund të qarkullojë më shpesh.
“Shërbimi i ri i transportit të kombinuar ofron transport neutral ndaj klimës nga porti i Selanikut deri në Shkup, që dukshëm kontribuon për uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) lidhur me sektorin e transportit. Njëkohësisht, i mundëson OLTH-së plotësisht ta zhvillojë lidhshmërinë e portit, si dhe rrjetin e tij ndërkombëtar në sferën e transportit të kombinuar, me çka Selanikun e afron drejt klientëve në Evropën Juglindore dhe Qendrore. Porti i Selanikut është i gatshëm ta rrisë frekuentimin e marsh rutës, në bazë të kërkesës së klientëve”, tha Liagos.
Comments are closed for this post.