Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04% në raport me vendimin e datës 14.8.2023.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,34%.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,567 den/kg dhe tani do të jetë 46,025 den/kg.
Nga data 22.8.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,025 (denarë/kilogram).
Comments are closed for this post.