Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është shprehur kundër miratimit të Propozim Ligjit për Tatimin e Solidar, pasi vlerëson se nuk bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit, por i njëjti bën seleksionimin e kompanive dhe “dënon” të suksesshmit, të cilët jo domosdoshmërish kanë realizuar fitim shtesë si pasojë e krizës.
“Përskaj të gjitha komplikimeve të cilat ky ligj mund ti sjellë qoftë në plan afatshkurtër apo afatgjatë, ai shkurajon kompanitë të investojnë dhe të zhvillohen, sepse në rast të rritjes së të ardhurave dhe fitimit neto, do të duhet të paguajnë tatim shtesë, gjë e cila mund të stimulojë edhe më tej ekonominë joformale”, theksohet në reagimin e Odës. OEMVP është e prerë në qëndrimin se ligji nuk duhet të miratohet dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të reflektojnë dhe të gjejnë mënyra alternative për zbutjen e pasojave të krizës.
Comments are closed for this post.