Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës më 9 qershor publikoi informatën për njoftimin e pranuar se qendra afariste Soravia po i shitet “Tor Industries” DOOEL Shkup dhe kompanisë shqiptare “Pe-vla-ku SHPK”.
Drin Ahmeti, nipi i vëllait të Ali Ahmetit, Fekri, është pronar i kompanisë së zhvillimit të projekteve ndërtimore “Tor Industries” që nga viti 2020. Nga njoftimi i KPP-së shihet se të tria kompanitë, “Tor Industris”, filial i “Pe-vla-ku” në Maqedoni dhe “Soravia Invest”, pronare e qendrës së biznesit, janë të regjistruara në të njëjtën adresa, në rrugën “Filipi i Dytë Maqedonas” numër 3, shkruan “MKD.mk”.
Drin Ahmeti është edhe bashkëpronar i kompanisë “Everest JD”, e cila ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukovic” në Zajas. Kjo kompani ka pranuar pesë tenderë me vlerë të përgjithshme prej 8 milionë denarë. Ortak i tij në këtë kompani ishte edhe Besin Ahmeti, vëllai i tij.
Comments are closed for this post.