Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Pekin ku do të qëndrojë dy ditë për t’u takuar me zyrtarë kinezë. Ky udhëtim shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet, raportoi të dielën BBC-ja.

Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve në këtë vizitë është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.

Kjo vizitë është realizuar gati pesë muaj pasi një e planifikuar më parë u shty pas fluturimit të një balone kineze të dyshuar për spiunazh në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Sipas zyrtarëve amerikanë, qëllimi është të rihapen linjat e komunikimit të nivelit të lartë dhe të stabilizohen marrëdhëniet që janë tensionuar që nga incidenti me balonë.