Me ceremoninë e ndarjes së trofeve dhe medaljeve për ekipet fituese edhe zyrtarisht u mbyll edicioni i 18-të – Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”. Pjesëmarrës ishin pesë ekipe nga të gjitha trevat shqiptare si Durrësi, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe Tetova të cilët me dinjitet përfaqësuan vlerat dhe kulturën shqiptare duke bërë bashkë të gjithë, të rinj e të reja, gra e burra sepse futbolli është i tillë. Fitues i këtij edicioni doli reprezentacioni i Tetovës, pasi në finale me rezultat të thellë 5-2 mundi reprezentacionin e Pejës.
Kupën për titullin e fituara në këtë edicion të 18-të të Turneut Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “Tetova 2023”, kapitenit të ekipit ia ndau kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ndërsa medaljet i ndau koordinatori i qytetit organizator Muzafer Livoreka.
Edicioni i 19-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-19 pritet të organizohet në Bujanoc të Luginës së Preshevës në vitin 2024.
Comments are closed for this post.