Gara e Montakarlos që zhvillohet këtë javë është një shans i mirë për Ferrarin për ta ndalur hegjemoninë e Red Bullit dhe fituar në një pistë ku konsumi i gomave nuk është problem.
Charles Leclerc me “kokëkuqen” ka siguruar dy “pole position” radhazi në dy garat e fundit, por që s’i ka kthyer në fitore.
“Do të garojmë në Montekarlo, në shtëpinë e Charles dhe për të është një garë e veçantë. Por edhe për ne. Bashkë me Charles e kemi përgatitur këtë garë në detajet më të vogla, për të shfrytëzuar çdo mundësi që na ofron pista”, ka thënë Frederic Vasseur, shef i Ferrarit.
“Një pistë qytetare e ngushtë, me pak mundësi parakalimi, por të dy pilotët tanë e duan këtë cirkuit. Leclerc ka siguruar ‘pole’ vitet e fundit, ndërsa Sainz ka qenë në podium, pra është një pistë që na përshtatet. Do ta japim maksimumin për të marrë një fitore për t’ua dedikuar tifozëve”, ka thënë Vasseur.
Comments are closed for this post.