Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Fetahu i ka shpëtuar tentimit për shkarkim të organizuar një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Rijasetit të BFIM-së. Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e transparencës në punën e BFIM-së, siç është rritja enorme e çmimit të Haxhit për sivjet.
Burime zyrtare thonë për gazetën KOHA se me të marrë vesh planin për shkarkim, Fetahu ka thirr mbledhje urgjente një natë para mbledhjes së grupit të të pakënaqurve dhe ka shkarkuar nga detyra disa anëtarë që kanë dashur të bëjnë, siç e quajnë në BFIM, puçin kundër kryetarit të BFIM-së. Më këtë rast, nga detyra me kërkesë të Fetahut është shkarkuar drejtori i Medresesë, Ibrahim Idrizi, përgjegjësi për lidhje me Ambasadat, Mustafa Dauti, drejtori i Agjencisë “Hallall”, Muhamer Vejseli, kryetari i shoqatës “Ilmije”, Rexhep Ziberi, si dhe drejtori për çështje islame, Jusuf Zimeri.
Comments are closed for this post.