Në rajonin e Vallandovës në Maqedoni u organizua ceremonia e hapjes zyrtare të Festivalit të 30-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”. Në ceremoninë e organizuar në fshatin Çallaklli morën pjesë ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Komunës së Vallandovës Pero Kostadinov, kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke (TDP) Beycan İlyas, si dhe përfaqësues të festivalit, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase dhe qytetarë të shumtë.

Në festival u performuan valle popullore nga ansamble nga Turqia dhe vendet e Ballkanit. Po ashtu, interesim të madh tërhoqi edhe mundja tradicionale. Në kuadër të programit u shpërndanë mirënjohje për individët dhe institucionet që kontribuuan në organizimin e festivalit, si dhe u vizitua ekspozita e ngritur në shkollën e fshatit. Festivali, i cili filloi më 5 maj dhe mbështetet nga shumë institucione dhe organizata, si dhe nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë dhe ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Turqia, do të përfundojë nesër.