Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski në konferencën e sotme për shtyp pyeti nëse LSDM-ja ka organizuar arratisjen e të burgosurit Bekim Memeti. Stoillkovski thotë se komandanti i ndërrimit në burgun e Idrizovës ka fotografi me njerëz të LSDM-së.

“Arratisja e fundit e një të burgosuri, një vrasësi gjakftohtë, ndodh me dhunë, të shtëna me armë, punonjës policie të plagosur dhe ndoshta marrëveshje të pashmangshme me shërbimet e burgut. Komandanti i turnit të policisë së burgjeve, tashmë me dosje ryshfeti, është person i afërt me LSD-në! Dhe ky është një fakt! Aq afër sa në një foto me sekretarin e përgjithshëm të LSD-së, Mile Zeçeviq, disa javë më parë ka thënë “me shefin deri në fund”.”, tha Stoillkovski duke kërkuar që Zeçeviq të përgjigjet në lidhje me fotografinë.