Grupi i Këshilltarëve të LSDM dhe koalicionit kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur, që sipas socialdemokratëve, në Shkup po merr përmasa alarmante.
Socialdemokratët thonë se pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionimi I tyre me “Levicën” dhe Arsovskën nuk janë duke ndërmarrë asgjë për të zgjidhur problemin me ajrin e ndotur në Shkup.
Grupi i Këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit ku do të propozojnë, siç thonë, masa konkrete.
“Urgjentisht të rritet numri i autobusëve në të gjitha linjat e transportit publik;
-Transporti pa pagesë për qytetarët në Shkup;
-Ndryshim urgjent të mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit, për të rritur mjetet në luftën kundër ndotjes;
-Ndihmë financiare për shkollat për adaptimin e sistemit të ngrohjes me energjensa ekologjike;
-Përgatitja e planit aksional për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup;
-Pastrimi, larja e rrugëve dhe sipërfaqeve publike;
-Veprime të pakushtëzuara të inspektorëve në kryerjen e detyrave”
LSDM-ja ka shfaqur dyshime se inspektorët nuk mund të veprojnë pa lejen e Sekretarit të Qytetit të Shkupit duke kërkuar që kjo praktikë të ndërpritet menjëherë.
Comments are closed for this post.