Jemi të inkurajuar që ka deputetë nga Koalicioni në Qeverinë e BDI-së mbështetur nga LSDM, të cilët dërgojnë sinjale se dëshirojnë sa më parë t’i vihet fundi këtij sundimi kriminel dhe korruptues të këtij koalicioni dhe se janë të gatshëm në Parlament ta mbështesin shpërndarjen dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deklaroi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje pas kontrollit në kopshtit të ri në Komunën Gjorçe Petrov.

Sipas Mickoski, përfundimisht mund të flasin për 61 deputetë, nëse, siç tha, nuk kanë kurrfarë presioni ndërkohë.

“Unë jam i inkurajuar nga sinjalet e atyre njerëzve të cilët dëshirojnë të shohin se si Maqedonia shkon përpara. Për fat të keq në radhët e veta atë nuk e shohin. Unë ju lutem të më kuptoni nuk mund të flas për më tepër hollësi, duke e pasur parasysh faktin se kemi gjyqësi tërësisht të ‘bdi-izuar’ dhe prokurori të cilat së bashku me organet e ndjekjes do të bëjnë presion ndaj atyre njerëzve”, tha Mickoski.

Kryetari i partisë theksoi se “është koha që BDI pas 20 viteve të largohet në opozitë”.

“Do të ishte edhe shëndetshëm të kalojnë mandat prej katër viteve në opozitë. Për ne është e pranueshme të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa qytetarët do të vendosin se çfarë është qeveria e ardhshme. T’i mbështesim ata njerëz të cilët dhanë sinjale të këtilla së bashku t’i votojmë mosbesim kësaj Qeveria dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Mickoski.

I pyetur rreth paralajmërimeve për kryeministër shqiptar, Mickoski tha se për të më me rëndësi është kjo Qeveri të mposhtet, ndërsa prioriteti të vihet sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nuk hyj në marrëveshjet që i ka kjo shumicë parlamentare. Nëse LSDM konsideron se do t’ia lë vendin BDI-së, është punë dhe vendim i tyre. Nëse e lexojmë ligjin, kryeministri duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në pushtet. Ajo është çështje sekondare, çështje primare është sa m parë zgjedhje të parakohshme”, theksoi Mickoski.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, ai përsëriti se OBRM-PDUKM si parti ka qëndrim të qartë – se ky Parlament nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën.