Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Mot e Maqedonisë.

“Borë ka rënë në Kodrën e Diellit, ndërsa në Pletvar për shkak të mjegullave është ulur dukshmëria nga 20 deri 30 metra”, thuhet në njoftimin e LAMM-së.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./