Nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup dje në orën 23.30 në rrugën “Gvadalahara” në Shkup e kanë privuar nga liria A.R. (48).
“Ai ka qenë i dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj dënim me burg për vepra penale të kryera “plaçkitje” sipas nenit 237 dhe “neglizhim dhe keqpërdorim të personit të mitur” sipas nenit 201 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës së Institucionit Ndëshkues-Korrektues Burgu Kumanovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej dy vjetëve e pesë muajve nga dënimi”, kumtoi MPB-ja.
Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-korrektues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.
Comments are closed for this post.