Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (24.11.2022) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 24 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.
“Janë vendosur tetë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), 11 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.
Comments are closed for this post.