Pula është një ndër ushqimet më të përdorura në të gjithë botën. Këtë e tregojnë edhe shifrat e publikuara nga institute të ndryshme, sipas të cilave rreth 8 bilion pula konsumohen çdo vit. Duhet thënë që gjoksi i pulës është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të ekzistojnë dhe është pjesë e shumë dietave. Por mënyra si e gatuajmë ndikon shumë në shijen e saj. Këto janë gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pulën .
Shkrirja: Shumë amvisa pasi e nxjerrin pulën nga ngrirja e lënë të shkrihet në temperaturë ambienti. Kjo lloj shkrirjeje mund të jetë shumë e rrezikshme pasi nxit shfaqjen e baktereve përfshirë E. coli dhe salmonelën. Në vend të saj, mbushni një enë me ujë të ftohtë dhe vendosni pulën në të për ta shkrirë për 30 minuta. Pasi të ketë shkrirë ziejeni ose futeni në furrë sipas dëshirës.
Marinimi: Kijeni parasysh këtë këshillë, marinimi i pulës duhet bërë gjithmonë në fillim të procesit të gatimit. Erëzat, kripa dhe vaji duhen vendosur nën lëkurën e pulës. Lëkura nga ana tjetër nuk duhet hequr kurrë para pjekjes pasi e bën pulën më të thatë dhe rrezikoni që ta digjni.
Comments are closed for this post.