“Ekonomia po fundoset për shkak të LSDM-së, inflacionit të lartë, rritjes së deficitit tregtar, borxhit të madh publik. Maqedonia me LSDM-në ka inflacionin më të lartë në Evropë. Inflacioni prej 20% i ha të ardhurat e njerëzve”, kanë thënë nga Pallati i Bardhë i OBRM-PDUKM-së.
“Është gënjeshtër që ka rritje pagash, nuk është as zgjidhje. Realiteti është se kemi një rënie të pagave reale. Atë që para dy vitesh qytetarët e blenë për 500 denarë, tash nuk munden as për 1000 denarë.
Treguesit e këqij të mosveprimit të qeverisë janë kudo. Deficiti tregtar është vazhdimisht në rritje.
Borxhi publik me LSDM-në arriti në mbi 7.5 miliardë euro. Ose për pak vite që nga ardhja e LSDM-së në pushtet është rritur për 3 miliardë dhe nuk ka projekte të reja të ndërtuara, as nuk e di kush se ku kanë shkuar ato para.
LSDM-ja nuk ka as koncept e as njohuri se si të veprojë. Prandaj duhen zgjedhje të parakohshme një orë më parë”, theksojnë nga atje.
Comments are closed for this post.