Selena Gomez ka folur pas katër vitesh për ndarjen me Justin Bieber në 2018. Ajo ka publikuar dokumentarin “My Mind & Me”, ku tregon luftën me shëndetin mendor dhe ndër të tjera ka folur për ish-in e saj.
Selena ka thënë për ndarjen se është “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.
Ajo pranoi se ishte jashtëzakonisht e vështirë t’i jepte fund lidhjes së saj në sytë e publikut, duke u shprehur: “U ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte, por më pas thjesht e kalova atë. Nuk kisha më frikë.
Ndjehem sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka me hapin e dorës, ishte vërtet konfuze… por thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur”.
Kujtojmë që Selena dhe Justin ishin të lidhur bashkë nga viti 2011 deri në vitin 2018. Dyshja e publikoi zyrtarisht ndarjen në maj 2018 kur Selena ishte 26 vjeç dhe Justin 24, dhe megjithëse arsyeja nuk u bë kurrë publike.
Comments are closed for this post.