Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Brane Petrushevski, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se nuk kemi nevojë për një Prokurori të dytë Speciale Publike.
“Shteti disponon paratë e qytetarëve, i shpenzon, ka fuqinë vendimmarrëse, aty mund të jetë korrupsioni. Korrupsioni nuk mund të jetë në opozitë”, tha Petrushevski.
Ai shtoi se nëse ka ndonjë anëtar të OBRM-PDUKM-së të akuzuar për korrupsion, ai duhet të dënohet menjëherë.
Petrushevski shtoi se ata besojnë në anëtarët e Antikorrupsionit sepse janë zgjedhur me konsensus, por jo në Prokurorinë Publike sepse personi i parë i PP-së ka qenë partiak.
Comments are closed for this post.