Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se në vitin 2019 do të vazhdojë rritja e pagave, do të fillojë kthimi i TVSH-së, do të ketë rritje ekonomike dhe më shumë para për çdo familje.
Sipas kësaj partie, viti 2018 ka qenë vit i stabilizimit të ekonomisë, është rritur paga mesatare dhe minimale dhe paratë më shumë kanë përfunduar tek qytetarët,
“Një vit para nesh, parashihet edhe një rritje e pagës minimale, që do të thotë se do të hapet spiralja e rritjes së pagave dhe do të ketë më shumë para për punëtorët dhe familjet”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se reforma do të ketë edhe në sistemin e mbrojtjes sociale, me çka theksojnë se shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të marrin 300 për qind ndihma sociale më shumë.
Comments are closed for this post.