Duke i pasur parasysh gjashtë mandatet e mia si deputet dhe këtë përvojë si kryetar i Kuvendit në mandat të dytë, funksion i cili së pari nënkupton marrjen e përgjegjësisë, nuk ka dilema se të dy vendimet të cilët i mora janë të drejtë duke përfshirë edhe këto për nismat për referendumet. Në atë kontekst unë nuk kam bërë asgjë që është jashtë kompetencave të mia, tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
Xhaferi në intervistë për “Slloboden peçat”, theksoi se veçanërisht në këtë periudhë kanë për obligim të sigurojnë funksionalitet në Kuvend.
“Unë u them të gjithëve se Kuvendi, në këtë periudhë kur tashmë kemi filluar proces duhet të jetë funksional, t’i përfundojë detyrimet e tij para së gjithash që të sigurojë funksionalitet të institucioneve të tjera. Askujt nuk duhet t’i vijë keq që Kuvendi të funksionojë në kapacitet të plotë, sipas nevojave të shtetit dhe qytetarëve të saj, por secili duhet ta kontrollojë vetëdijen dhe përgjegjësinë e vet”, tha Xhaferi.
Ai beson në përgjegjësinë e deputetëve para qytetarëve dhe shtetit si detyrim kushtetues dhe përkujtoi se po bëhen bisedime në procesin Zhan Mone që të precizohen dispozitat e rregullores rreth rolit dhe kompetencave të komisioneve parlamentare që plenumi kuvendor të mos jetë peng i tekave politike të ngushta partiake.
Comments are closed for this post.