Në prag të sezonit të ri të ngrohjes 2022/2023, i cili fillon më 15 tetor, “EMV Furnizuesi DOOEL” Shkup, si ofrues i aktiviteteve energjetike, me qëllim të ofrimit të shërbimit publik të furnizimit me energji termike në periudhën e ardhshme, apelon tek konsumatorë dhe shoqëritë e pronave të kontrollojnë nëse objektet janë gati për sezonin e ngrohjes.
Nga theksojnë se në mënyrë që sezoni i ngrohjes në objektet e lidhura me ngrohjen qendrore të fillojë në kohë dhe që furnizimi i energjisë termike të ecë pa probleme, është e nevojshme që konsumatorët të kryejnë ndërhyrjet në instalimin e brendshëm dhe të njëjtën ta raportojnë menjëherë në Qendrën për kujdesin ndaj klientit të EMV Furnizuesi.
“Në të njëjtën kohë, shoqëritë e pronave apo menaxherët e objekteve duhet të sigurojnë qasje të papenguar për zyrtarët në stacion ngrohjeje, si dhe të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike të stacionit të ngrohjes me energji elektrike (faturat e paguara të energjisë elektrike për stacionin e ngrohjes dhe instalimin funksional elektrik).
Bashkëpunimi i konsumatorëve dhe shoqërive të pronave është në interesin e të gjitha palëve për të siguruar shpërndarjen në kohë dhe cilësore të energjisë termike.
Për të gjitha informacionet e nevojshme apo ankesat për ndërhyrje të caktuara, konsumatorët mund të telefonojnë Qendrën e Kujdesit ndaj Konsumatorit në numrat e telefonit 023076200 dhe 075400100.
Comments are closed for this post.