Hasbulla është “rusi i vogël” që të gjithë e kemi parë të shfaqet në rrjetet sociale me videot e tij të cilat nuk mund ti kalojmë pa qeshur.
Ai mund të duket si një fëmijë, por personazhi më i dashur i rrjeteve sociale Hasbulla Magomedov është në fakt 19 vjeç dhe duket si fëmijë pasi vuan nga mungesa e hormonit të rritjes (GHD) ose sindorma e ‘xhuxhit’.
Ai u bë veçanërisht i famshëm gjatë pandemisë Covid për përmbajtjet që postoi në Instagram dhe TikTok dhe për të qenë një figurë e rëndësishme në MMA.
Hasbulla shpesh shfaqet në krah të shumë luftëtarëve të tjerë të famshëm, si Khabib Nurmagmadov, gjë që çoi në pseudonimin e tij “Mini Khabib”.
Ai gjithashtu tregon shpesh pasionin e tij për makinat, dhe shfaqet në postime duke bërë stërvitje, zënka apo edhe duke gjuajtur me armë.
Ai tani ka mbi 2 milionë ndjekës, një vlerë neto prej 200 mijë dollarësh dhe pretendon se është më i famshëm se futbollisti Ronaldo.
Comments are closed for this post.