Ende po zgjat debati i Komisionit për mbrojtje dhe siguri mbi propozimin e Qeverisë për zgjatjen e afatit të gjendjes krize në energjetikë në territorin e të gjithë shtetit dhe në sferën e energjisë ngrohëse në nivel të Shkupit.
Edhe sot opozita me kritika dhe akuza për atë se kush është fajtori për gjendjen e këtillë dhe nëse ka plan se çfarë duhet të ndërmerret për ballafaqim me këtë. Gjendja krize duhet të zgjatet deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.
“Me vendimin për zgjatjen e krizës asgjë nuk do të ndryshohet. Përsëri pritet shtrenjtimi i rrymës pas Vitit të Ri. Konfirmim për këtë është deklarata e drejtorit të Elektranat e Maqedonisë, Vasko Kovaçevski sipas të cilit restrikcione nuk do të ketë por shtrenjtim të energjisë elektrike, do të ketë. Këto janë fjalë të tij”.
“Atë që e paralajmëroi zv/kryeministri Bytyqi nuk është e saktë, se Maqedonia po ballafaqohet më mirë me krizën energjetike krahasuar me vendet e tjera në Ballkan. Fatkeqësisht Maqedonia është vendi më i varur nga eksporti i energjisë elektrike në Ballkan”, deklaroi Angelika Petkova nga OBRM-PDUKM:
Comments are closed for this post.