Luo Shanpeng nga Kina po cilësohet si hero, pasi punoi pandërprerë për 20 orë, që të shpëtonte pacientët që ishin në urgjencë.
Imazhi mbresëlënës që është bërë viral, e tregon ekspertin e ortopedisë kirurgjike, duke fjetur mbi tavolinën e sallës së operimit, duke mbajtur dorën e operuar të një pacientit, transmeton Telegrafi.
Madje, ai qëndronte në gjunjë dhe mbante dorën e ngjitur, pasi kishte kryer më herët edhe pesë operime tjera. Operimi i gjashtë ishte aq i komplikuar, sa që iu deshën tetë orë për ta përfunduar.
“Më theu zemrën, ishte e papërballueshme ta shihja”, ka thënë infermierja, që e shpërndau imazhin. Raportohet se pas pesë operimeve, Shanpeng po bëhej gati të shkonte në shtëpi sepse i kishte kaluar në spital afro dy turne.
Atëherë është paraqitur ky pacient, një refugjat që lëndoi dorën aq rëndë gjatë punës në ndërtimtari, sa që në disa pjesë mishi i ishte shkëputur prej ashti.
“Nuk e prisja se do më zinte gjumi, ja që ndodhi. Më duhet t’ia mbaja dorën shtrënguar, që t’i rrjedhtë gjaku mirë”, ka thënë Shanpeng, pas interesimit të madh të mediave.
Vendimin për ta realizuar edhe operimin e gjashtë, ai e ndërmori pasi ndjehej se kishte vëmendje edhe pse ishte i lodhur, pasi në spital kishte mungesë të ekspertëve.
Comments are closed for this post.