Ditët e fundit numri i të infektuarve me Covid 19 ka filluar gradualisht të kalojë mbi 100 raste të reja, gjë që nuk do të thotë se situata do të bëhet sërish alarmante.
Në disa valë gjatë gjithë pandemisë Covid, pati shifra mbi 2000 të infektuar në një ditë, si dhe mbi 45 vdekje brenda një dite.
Disa mjekë pohojnë se për momentin situata është e qetë dhe nuk ka nevojë për panik. Në një prononcim për “Fokus”, ata pohojnë se Covid 19 në këtë rast është “një ftohje e zakonshme”.
“Është e rëndësishme nëse dhe sa po rritet numri i rasteve të rënda dhe kritike dhe për momentin nuk ka asnjë indikacion për këtë. Nëse nuk rritet numri i të shtruarve, nuk është aspak i rëndësishëm numri i ftohjeve, madje është i dëshirueshëm si imunizimi natyral”, tha mikrobiologu Nikolla Panovski.
Edhe pak muaj më parë, mjekët që janë përballur me pandeminë gjatë gjithë kësaj periudhe pohuan se me kalimin e kohës, korona do të reduktohet në grip të zakonshëm sezonal, pasi efekti i saj po pakësohet gjithnjë e më shumë.
Pasi shifrat filluan të bien në periudhën e fundit, Ministria e Shëndetësisë uli ritmin e informimit, më saktë publikon raporte ditore çdo ditë, ndërsa raporti treditor publikohet për fundjavën.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.074.909 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.252, numri i të shëruarve është 303.410, numri i të vdekurve është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 520.
Comments are closed for this post.