Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur përkrahje për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Tani është koha për vendime të përgjegjshme dhe Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian”, shkroi sot në Twitter komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi.
“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Tani është koha për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian. Së bashku do të jemi më të fortë”, tha Varhelyi përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Pjesëmarrje në takim kanë konfirmuar të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Deri më tani për mediat janë prononcuar vetëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa një deklaratë rreth pritshmërive nga ky samit nuk e kemi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kocvaçevski.
#EU takes all Bulgarian concerns very seriously and they are now part of the negotiation process. The moment for responsible decisions is now. #WesternBalkans should be part of our #EuropeanUnion. We will be stronger together.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 23, 2022
Comments are closed for this post.