Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sonte ka mbyllur dyert e sallës së Kuvendit.
Deputetët e mbyllur dhe kaos në Kuvend! Diktatura e BDI/LSDM e mishëruar në Talat tregon fytyrën e shëmtuar në Parlament! – ka njoftuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se sa herë që duhet të vendosin për ndonjë pikë të rendit të ditës, Xhaferi e mbyll derën.
Kjo ka ndodhur disa herë gjatë ditës së sotme, gjë që siç pretendojnë deputetët është në kundërshtim me Rregulloren e Punës. Ata thonë se kyçja e derës është jodemokratike, lëvizja e lirë e tyre është e kufizuar dhe njoftojnë se do të paraqesin rastin në polici.
Comments are closed for this post.