Të gjithë e dimë se kur bejmë rroba të përdorura, duhet t’i lajmë përpara se t’i veshim. Për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, një detergjent pa aromë është mënyra më e mirë për të shmangur acarimet që mund të shkaktohen nga sapunët dhe aromat e ashpra.
Por, nëse vazhdoni të përjetoni shqetësime të herëpashershme, mund të ketë diçka që ju ka shpëtuar. A i lani rrobat reja që blini, para se t’i vishni? Siç shpjegon edhe mjekja dermatologe Azadeh Shirazi, rrobat e reja mund të përmbajnë disa substanca potencialisht irrituese.
Rrobat mund të përmbajnë ngjyra sintetike apo edhe konservues për t’i mbajtur ato pa rrudha dhe prandaj duhet t’i lajmë para se t’i veshim, edhe kur i blejmë të reja. “Nëse përmbajnë alergjenë që sensibilizojnë lëkurën, këto kimikate do të përhapen në lëkurë dhe mund të shkaktojnë atë që quhet dermatit kontakti”, tha ajo.
Dermatiti i kontaktit është një patologji e lëkurës e cila shfaq skuqje si dhe kruarje të forta. Skuqja nuk është ngjitëse dhe shqetësuese për jetën por mund të jetë e pakëndshme. Kur bëhet fjalë për trajtimin e dermatitit, në përgjithësi është më mirë të vizitoni një dermatolog pasi ka shumë lloje të ndryshme reagimesh.
Comments are closed for this post.