Aloe vera, bima që ngjan me kaktus dhe përmban një xhel shërues transparent, është dëshmi se mrekullitë ekzistojnë: bima natyrale ka aq shumë fuqi shëruese, saqë normalisht se i mposhtë të mirat e shumë gjërave artificiale.
Nga egjiptianët e lashtë, aloe vera është njohur si ‘bima e pavdekësisë’, ndërkaq nga amerikanët autokton si shkopi magjik i parajsës.
Aloe vera mund të vendoset mbi të gjitha lëndimet sikur djegiet, ose edhe mund të konsumohet për përfitime tjera shëndetësore.
Bima i mban mbi 200 substanca aktive biologjike të cilat na ndihmojnë ne, duke përfshirë enzima, minerale, vitamina, amino acide, etj.
Sistemi jonë i imunitetit i reagon mirë aloe veras, pasi bima përmban edhe veti anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore të cilat i ndihmojnë trupat tonët ë pastrohen nga patogjenet dhe toksinat.
Në anën tjetër, mineralet janë ato që e mbajnë trupin të gjallë dhe aloe vera është e mbushur me shumë lloje të ndryshme të tyre, duke përfshirë magnezin, zinkun, selenin, kalciumin, kaliumin, hekurin, sodiumin, etj.
Edhe nëse keni probleme me sistemin e tretjes, aloe vera mund t’ju ndihmojë sepse përmban enzima të rëndësishme të cilat ndihmojnë në këto probleme.
Tjetër veçori e aloe veras është se përmban vitaminë B12, e kjo vitaminë është vështirë të merret përmes ushqimit. Vlen të ceket se vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Aloe vera përmban edhe vitamina A, C, E, kolin, acid folik, B1, B2, B3, dhe B6.
22 amino acide janë esenciale për funksionin e trupit, ndërkaq aloe vera i përmban 20 prej tyre.
Pra, aloe vera është e aftë ta pastrojë trupin duke i larguar substancat toksike nga lukthi, fshikëza, mëlçia, veshkat, etj., por edhe trajton probleme të ndryshme. Nuk është çudi se kjo është njohur nga egjiptianët e lashtë si ‘bima e pavdekësisë’.
Comments are closed for this post.