Norvegjia, Danimarka dhe Islanda janë zotuar që ta mbrojnë Finlandën e Suedinë në rast se këto dy shtete do të ekspozohen ndaj ndonjë sulmi në territorin e tyre.
Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere u shpreh: “Bashkë me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia qëndron në gatishmëri për të ndihmuar fqinjët nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse do të bëhen viktima të ndonjë agresioni në territorin e tyre derisa të sigurojnë anëtarësimin në NATO.”
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson njoftoi se vendi i saj do t’i bashkohet Finlandës dhe do të kërkojnë anëtarësim në NATO në një kohë që Ukraina është e pushtuar nga Rusia.
Njoftimi vjen pas një debati në parlament që tregoi se pjesa më e madhe e ligjvënësve ishin pro anëtarësimit në NATO.
Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti të vogla të majta dolën kundër.
Comments are closed for this post.