Komisari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi në kuadër të turneut të tij në rajon që i përfshin edhe Kroacinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi në Shkup do të udhëtojë nga Sofja ku do të ketë takime me presidentin Rumen Radevin, kryeministrin Kiril Petkovin dhe shefen e diplomacisë Teodora Gençovskën.
Në Sofje ai sot do të marrë pjesë në konferencën për përforcim të bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE “BE-ja po takohet me Ballkanin. Leksioni nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”.
Një ditë pas Varhejit, më 28 prill, vendin do ta vizitojë edhe ndihmës sekretarja e shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaztike Karen Donfrid në kuadër të turneut të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Siç bëri të ditur Stejt Departamenti, Donfridi në Shkup do të ketë takime me funksionarët e Maqedonisë së veriut, me ç’rast do të shprehë mbështetje të fuqishme për negociatat të vendit për hyrje në BE dhe do të shprehë falënderim për ndihmën për Ukrainën.
Ajo do t’i bëjë thirrje Maqedonisë së veriut, si anëtare më e re e NATO-s, ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për promovimin e demokracisë dhe stabilitetit rajonal.
Comments are closed for this post.