Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) sot do ta mbajë seancën e 40-të ku do të bisedohet për skriningun, do të shqyrtohet statusi i implementimit të Planit 18, si dhe statusi i IPA-s.
Siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, seanca në cilësi të kryetarit, do ta udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ndërkaq në seancë, krahas sekretarëve shtetëror të ministrive, do të marrin pjesë edhe kryesuesit të nënkomiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe një pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Comments are closed for this post.