Kryetari i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski vlerëson se ato 132.000 personat çka janë përmendur nuk janë të përfshirë në regjistrimin në teren.
“Askush nuk ka dashur që numri të jetë aq i lartë. Në këtë rast metoda që kemi përdorur qëllimi ishte që të mos e lëmë jashtë askënd dhe atë e bëmë. Arsyet për ato personat janë të shumtë. Së pari kemi zbatuar regjistrim në muajin kur njerëzit ishin në pushim të verës pas lehtësimit të masave. Së dyti kur njerëzit ishin me aktivitete bujqësore dhe vinin vonë në shtëpi. Është dashur që ta vazhdojmë regjistrimin deri në ora 21:00, por nuk mundesh ta detyrosh dikë të regjistrojë në atë kohë. Së treti kemi pasur punë edhe me bojkot të fshehtë, si dhe krizën me covid”, tha Simovski.
Sipas tij, për këta persona janë marrë të dhëna nga regjistrat dhe ato janë pjesë e regjistrimit, nuk ka persona të paregjistruar.
“Unë që në fillim ju tregova qytetarëve të mos i nënshtrohen të dhënave të rreme. Për fat të keq shumë i kanë dëgjuar ato të cilët bënin presion për bojkot, duke menduar se ajo nuk do të ndodhë”, shton Simovksi.
Comments are closed for this post.