Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.430 testime për coronavirus, ndërsa 294 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica janë në Shkup (149).

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22 mars deri 25 mars 2022.

ISHP ka regjistruar 245 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.717, prej të cilëve 294.662 janë shëruar, ndërsa 9.220 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (30 mars) është 1.835.