Fillimi i bombardimeve të NATO-s shënon edhe momentin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.
Por, çka kishin biseduar ish-sekretarja Madeleine Albright dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton në natën kur kishin nisur bombardimet?
Herën e fundit që Albright ishte në Kosovë në vitin 2019-të kishte treguar se çka kishte biseduar në telefon me Clintonin.
“Kur filluan bombardimet ai më thirri në telefon në mes të natës. Më tha “Madeleine, ne po bëjmë veprimin e duhur”, unë ia ktheva “Po, zotëri president, pajtohem plotësisht”.
Ish-sekretarja amerkane, Madeleine Albright, vdiq mbrëmë në moshën 84-vjeçare.
Albright ishte gruaja e parë që mbajti këtë pozitë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Ajo e ndihmoi shumë Kosovën në arritjen e pavarësisë së saj.
Comments are closed for this post.