Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (22.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 gjoba, nga të cilat 60 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Janë shqiptuar tre masa për përdorimin e celularit, katër masa për shofer fillestar, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë masa për vendosje folie të pacertifikuara – xhama të lyer”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.