Senati Amerikan ka konfirmuar Christopher Hillin për ambasador në Serbi.
Me emërimin e tij në Beograd, diplomati amerikan Christopher Hill në fakt po kthehet në rajonin ku ka mbajtur poste të ndryshme diplomatike për një kohë të gjatë.
Hill konsiderohet si një negociator i ashpër dhe i vështirë, dhe këtë status e konfirmoi gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën.
Ai ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999.
Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.
Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.
Theksojmë se ai i flet rrjedhshëm gjuhët sllave, polake, dhe frënge.
Gjatë vitit 2021, ai ishte një asistent profesor në Universitetin Columbia në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike.
Comments are closed for this post.