Kombëtarja e futbollit të Portugalisë po përballet me probleme të mëdha para duelit kundër Turqisë në kuadër të sfidave të plej offit për Botërorin “Katar 2022”. Disa lojtarë të ekipit të pare, tani më janë nga kombinimet për ndeshjet e planifikuara për në fund të këtij muaji.
Në fillim u lëndua portieri i Mançester Sitit, Ruben Dias, i cili do të mungojë për gjashtë javë, e më pas Ruben Semedo, i cili duhej të luante në mbrojtje. Goditja kryesore për portugezin erdhi këtë fundjavë, pasi Kristiano Ronaldo humbi derbin me Man. Sitin, për shkak të lëndimit dhe udhëtoi drejt vendit të tij, pasi beson se moti i ngrohtë do ta ndihmojë të rikuperohet më shpejt.
Në duelin ndaj Turqisë, trajneri Fernando Santosh nuk do të ketë në dispozicion të suspenduarit Zhoao Kansello dhe Renato Sançez, që do të thotë se portugezi mund të mbetet pa 5 titullarë. Nëse mposht Turqinë, Portugalia në finalen e play-off-it do të përballet me fituesin e duelit Itali-Maqedoni. Sfidat e play offit për Botërorin “Katar 2022” do të zhvillohen më 24 dhe 29 mars.
Comments are closed for this post.