Pas agresionit rus ndaj Ukrainës, tregtarët tradicional të Ukrainës kanë anuluar porositë e lakrave nga Strumica ku sipas tregtarëve, kanë eksportuar rreth 40% të prodhimit të lakrës, specave dhe domateve.
Sipas tregtarit, Bllagoj Vitanov, partnerët me të cilët ai ka bashkëpunuar kanë anuluar porositë dhe tani në Strumicë do të ketë sezon të vështirë për bujqit.
“Kemi anulime dhe nëse vazhdojnë punët kështu, këtë pranverë nuk do të ketë eksport në Ukrainë. Do të përpiqemi të bëjmë tregti në tjetër vend. Rreth 40% e prodhimit dërgohej atje, por tani ka probleme. Këtë e ndjejnë edhe prodhuesit nga Shqipëria”, u shpreh Vitanov.
Sipas tij, çmimi i lakrës në Maqedoni do të bie për shkak se ka import nga Shqipëria, Greqia dhe Turqia të cilët po ashtu kanë probleme me tregjet në lindje.
Gjendjen në Ukrainë e ndjekin edhe bujqit të cilët një pjesë të madhe të prodhimit të tyre si lakra, kastraveci, specat dhe domatet i eksporton në Ukrainë.
Comments are closed for this post.